Klop dhe Tuhel, përballë dy trajnerët që refuzuan Bajernin!

Fillimisht ishte Jurgen Klop që vendosi të shkonte jashtë Gjermanisë, ndërsa tani Tomas Tuhel. Dy trajnerët do të jenë përballë njëri-tjetrit në Champions, pikërisht mbrëmjen e së martës në “Anfild”, kur Liverpuli do të presë Paris SG, ndërsa kanë përvoja të ngjashme në Bundesligë.

Tuhel tregon se hodhi poshtë Bajernin, pasi ishte kontaktuar më parë nga Paris SG, por bëri të qartë edhe se ai e kishte ndarë mendjen që të vazhdonte karrierën jashtë Gjermanisë. “Nëse do të kisha fat, do të doja të trajnoja në një vend tjetër, – u shpreh Tuheli,  – PSG ishte një rast i mrekullueshëm”.

Klop dhe Tuhel ishin që të dy trajnerë të Dortmundit. i pari fitoi dy tituj kampion, një Kupë të Gjermanisë, superkupa si dhe arriti në finalen e Championsit. i dyti fitoi Kupën e Gjermanisë, ndërsa më parë që të dy ishin edhe tek Mainci.

Tuheli e ka nisur shumë mirë karrierën në Francë, me PSG-në që fitoi Superkupën dhe është në krye të kampionatit me 5 fitore në 5 ndeshje. Edhe gjermani tjetër po shkëlqen me Liverpulin në Angli.

Sfidanti.al