Skandali në Brazil, ose mos paç punë me një ambulancë të tillë

Ambulanca quhet ndihmë e shpejtë, pasi ajo nënkuptohet që të dërgojë një njeri të sëmurë me urgjencë në qendrën mjekësore. Për të tillë e kishin sjellë edhe ambulancën në stadiumin e Flamengos, në ndeshjen e futbollit brazilian ndaj Vasko da Gamës. Një futbollist ishte rrëzuar përtokë thuajse pa ndjenja pas një përplasjeje, dhe ambulanca u thirr në detyrë për ta transportuar në spital.

Çuditërisht, mjeti motorik nuk dëgjoi të ndizej, ndërsa ndihma e tij ishte e domosdoshme dhe pa humbur kohë. Atëherë, disa futbollistë të të dyja skuadrave e shtynë derisa u ndez. Mesa duket ishte makinë me ndërrim marshesh me dorë (manual), pasi po të ishte me ndërrim automatik, nuk mund të ndizej sado që ta shtynin. Ndeshja filloi pasi lojtarin e dërguan në spital (ku doli pas një dite, i shëruar) dhe përfundoi 1-1. Në shtyrjen e ambulancës, siç shihet në foto, Flamengo “fitoi” 5-3, pasi ishin 5 lojtarë të saj që e shtynë, ndaj 3 të Vaskos.

Sfidanti.al