Katër herë Lebron Xhejms ka munduar për Klivlend Kavaliersin këtë sezon, dhe bilanci i kampionëve është 0 fitore e 4 humbje. Herë i lënë pushim nga trajneri, herë i sëmurë, gjigandi i basketbollit botëror i ka prishur shumë punë shokëve të skuadrës me abstenimin e tij. Gjithsesi, shpresa e tifozëve dhe e skuadrës është që “Mbreti” të mos mungojë në momentin më të rëndësishëm të sezonit, në plej of.
Me vendin e parë në Konferencën Lindore thuajse të garantuar (pavarësisht sfidës së Bostonit), Klivlendi ndodhet në të njëjtën pozitë si edicionin e kaluar. Ishte dhe mbetet e pamundur të arrihen rezultatet e Golden Stejtit, kampiones së vitit 2015 dhe skuadrës së rekordeve të 2016-ës. Veçse, me ndihmën e Lebronit dhe të shkëlqimit të Kajri Irvingut, u bë e mundur që të fitohej në mënyrë historike finalja e madhe e NBA-së pikërisht ndaj Uorriorsit, madje duke u bërë e para skuadër në histori që përmbys shifrën 1-3.
Me ndihmën e Lebronit dhe me fatin me vete, ku i dihet, Golden Stejti mund të thyhet sërish, edhe pse Stefën Kërri, Klej Tompsonit dhe Drejmond Grinit i është shtuar talenti i madh i Kevin Durantit.
Sfidanti.al