Kur kinezët hodhën 200 milionë euro në llogarinë e Silvio Berluskonit tek Fininvesti, u duk se shitja e aksioneve të Milanit do të përfundonte një herë e mirë. Parashikimi ishte që presidenti historik të largohej vitin e kaluar, por “hop-hop” dhe gjithçka u shty, me ditë, me javë dhe me muaj. Njerëzve që lexonin lajmet në mediat italiane u kujtoheshin fjalët e Qazim Mulletit në teatrin “Prefekti”, që thoshte “dy javë, shumë-shumë tri”, por nënkuptimi ishte që ajo gjë nuk do të ndodhte kurrë.
Afati i ri i dhënë në media ishte 3 marsi, pra pas tri ditësh, veçse 24 orë pasi u dha lajmi, doli fjala “por”. Sërish ka vështirësi që pengojnë që kinezët të hedhin 320 milionë euro të tjera, plus 100 milionë. Thuhet se ekspertët e të dyja palëve janë mbledhur dhe po diskutojnë për të zgjidhur problemet që kanë dalë. Cilat janë këto probleme? Logjika më e thjeshtë ta do që të mendosh se njëra palë po kërkon t’ia hedhë tjetrës, ose që këtë lojë po e bëjnë të dyja. A do të shihen më në fund aksionet e Berluskonit tek Milani? Vështirë të parashikojmë, pasi çdo ditë del diçka e re.
Sfidanti.al