Edhe trajnerët bënë “golat e tyre” në Derbi!

Loja me fjalët e trajnerëve tanë  është më e bukur edhe  se vetë loja e futbollistëve. Dhe kjo ndodh në një  habitat futbolli që e mban  veten…Superligë! Nuk po shkojmë larg, por vetëm këtë javë dhe tamam- tamam do të hedhim spirancën në Derbi. Dy trajnerët e ekipeve, Shehi që doli fitues dhe Kërnaja i Partizanit që humbi ndeshjen, kanë bërë edhe ata “golat e tyre”.

Ndërsa trajneri Shehi zbulon vetë se pas pjesës së parë ,në të cilën Tirana ishte e fikur dhe Partizani dominoi dhe shënoi edhe golin,  u tha futbollisteve te tij se “ishte i sigurtë se do ta fitonin ndeshjen” . Nga e dinte ? Nëse trajneti bardheblu ka veti profetike, parashikon ngjarjet, le të na tregojë se si do ta shkojë puna në javët që vijnë…

Tek Partizani, trajneri ndryshe nga Shehi i Tiranës, Kërnaja kishte folur pas ndeshjes: “ Djema mos u mërzitni se këtë herë e marr unë përsipër fajin..”

Ka raste që trajnerët bajnë aq shumë teori sa edhe veten nuk e kuptojnë se zhyten në ca terma që ta bëjnë lesheli mendjen. Këtë herë,  mu në Derbi, tek ajo që quhet ndeshja e jetës, trajnerët kanë shkuar në një orbitë që vetëm e tyre nuk është…

Sfidanti.al