Ndeshjet e javës së 34-t të Abissnet Superiore, do të luhen të gjitha ditën e shtunë, në orën 16:00. Në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar do të luhen edhe ndeshjet e dy javëve të fundit të kampionatit të rregullt, të mërkurën dhe të dielën e javës së ardhshme.
Për javën e 34-t, Elbasani kryesues përballet me Vorën, kurse Vllaznia pret Bylisin. Kryesuesit ndeshen me skuadra të mbijetesës, por nuk do të jetë aspak e lehtë.
Tirana shkon në fushën e Teutës, që tashmë është përfshirë edhe ajo nga ethet e rënies nga kategoria. Kjo ndeshje përcakton shumë për dy skuadrat.

