Klaudio Pizarro, legjenda dëshiron të ikë me një gol për mbijetesën!

Është 41 vjeç dhe besohet se nesër do të luajë ndeshjen e fundit në jetën e tij, në Bundesligë po e po. Klaudio Pizarro do t’i thotë lamtumirë Gjermanisë, një vendi që për të është ndoshta po aq i dashur sa atdheu i tij, Peruja, dhe shpreson që të mos ikë i hidhëruar. Autori i 489 ndeshjeve në Bundesligë, i 197 golave dhe i 76 asisteve, mund të ndahet nga shokët, ndërsa skuadra e tij, Verderi, të zbresë në kategorinë e dytë.

Ish-shefi i Verderit, Jurgen Born, njeriu që e solli Pizarron në ekip, uron: “Lutem që të jemi sërish me fat dhe që karriera e Klaudios të mos përfundojë me rënie nga kategoria, do të më vinte shumë keq, shpresoj që Dyseldorfi të barazojë, dhe që Pizarro t’i shënojë një tjetër gol rënies nga kategoria”. Ky do të ishte një fund-mrekulli për një karrierë gjeniale, ndërsa edhe vjet Pizarro shënoi gol në javën e fundit (në foto). Peruviani mban rekordet si lojtari i huaj me më shumë asiste, i dyti më i mirë i huaj për golat (pas Levandovskit), dhe i vetmi lojtar i Bundesligës që ka shënuar të paktën një gol në 21 sezone me radhë.

Sfidanti.al