Kjo Romë vërtet është për Champions, “magji” e Fonsekës!

Të kujton skuadrën që fitoi titullin në 2001, edhe pse nuk është në ato lartësi. Roma bëri bujë të madhe me triumfin 4-1 në fushën e Fiorentinës, ku spikatën yjet si Xheko, Zaniolo, Kolarov, Pelegrini, Florenci apo Peroti. Me këtë sukses, verdhekuqtë forcuan pozitat në zonën Champions, duke lënë pas rivalët, edhe pse rruga do të jetë e gjatë. Sidoqoftë, kryeqyteti është kthyer në Serinë A, dhe Lacio e Roma janë dy realitete të shkëlqyer, të lënë pas vetëm nga Juventusi e Interi.

Xheko është lideri i skuadrës, një fat për Romën pasi boshnjaku refuzoi Interin në verë. Kolarov duket i rilindur, sidomos me goditjet e dënimit, ku lihet prapa vetëm nga Mesi. Serbi më lehtë e ka të shënojë nga encja sesa nga penalltia. Tashmë, pritet të ketë ndonjë përforcim në janar, edhe pse njëri nga drejtuesit, De Sanktis thotë se “ju kërkoni një zëvendës të Xhekos, por unë po ju them se kjo skuadër është e vështirë që të përmirësohet edhe më shumë”. Ndoshta, Roma nuk i ka paratë që meriton një sezon i tillë.

Sfidanti.al