Krenaria është e madhe në Madrid për paraqitjen e skuadrës në “Kamp Nou”, por vetë futbollistët janë si të pezmatuar. Edhe pse pjesë e klubit më të famshëm të Spanjës dhe të botës, sërish ata mendojnë se nuk janë të mbrojtur sa duhet dhe madje as teknologjia nuk i ndihmoi. Reali pretendoi dy penallti, dhe të paktën njërën e meritonte për ndërhyrje ndaj Varanit, por asgjë nuk u dha.
Gazeta “Marka” shkruan se drejtuesit madrilenë menduan se ishin të sigurt në “Kamp Nou” me VAR-in, dhe se mjaftonte të ishin neutralë, por tani gjykojnë se ishin gabuar dhe se edhe me teknologji u ndihmua Barcelona. Nuk shpjegohet ndryshe fakti se VAR-i nuk ndërhyri për të shqyrtuar pamjet dhe për të vendosur drejtësinë. Ky, sipas “Markës”, është një zhgënjim i madh për klubin “merenges”, ndërsa tifozët në Madrid mendojnë se prej kohësh katalanasit po përkrahen pa të drejtë.
Sfidanti.al