Operohet Levandovski, Bajerni ka vetëm 13 titullarë për Volfsburgun!

Mirësevini në ditën e fundit të vitit në Bundesligë! Ky është urimi i mediave gjermane, por lajmi kryesor pas tij është që Bajerni nuk ndihet shumë mirë këtë fundjavë. Trajneri Hansi Flik, pavarësisht fitoreve të fundit, nuk pritet ta ketë shumë të lehtë ndaj Volfsburgut edhe pse luan në “Alianc Arena” ndaj Volfsburgut. Sulmuesi kryesor, dhe lojtari më i mirë i momentit, Robert Levandovski, do të operohet, por do të jetë i disponueshëm edhe për këtë ndeshje.

Gjithsesi, Flik do të ketë në dorë vetëm 13 profesionistë. Përveç polakut, Kingli Koman është i dëmtuar në gju, mbrojtësi i qendrës Zyle po ashtu ka lëndim të ligamentit, Hernandez dhe Kuisons kanë dëmtime në kavilje, Gorecka e Toliso janë të pamundur për probleme muskulore. Për më tepër, sulmuesi i ri Arp është ende prapa me rikuperimin, ndërsa Tiago është i pezulluar. Formacioni i mundshëm bavarez është ky: Nojer, Pavar, Martinez, Alaba, Dejvis, Kimih, Gnabri, Myler, Kutinjo, Perishiç, Levandovski. Pikëpyetja e vetme është nëse luan Martinez apo Boateng. Gjithsesi, Bajerni jepet favorit dhe parashikimi është për fitore 3-1.

Sfidanti.al