Kjo quhet tifozeri, Boka stërvitet në stadiumin plot para Riverit

Nuk quhet kot derbi më i madh e më i nxehtë i botës. Askush nuk dëshiron të humbasë në supersfidën Boka-River, dhe tifozët janë si askund tjetër. E treguan ata të Boka Juniorsit, që mbushën plot stadiumin “La Bombonera” në stërvitjen e fundit të skuadrës së tyre përpara finales së dytë të Kupës Libertadores.

Klubi lajmëroi vetë se do të zhvillonte një stërvitje të hapur, por më pas, u detyrua të mbyllte dyert sepse turma e tifozëve e kaloi kapacitetin e stadiumit. Shumë mbështetës kaluan gardhin dhe hynë në fushë, e u desh ndërhyrja jo vetëm e forcave të rendit, por edhe e lojtarëve si Karlos Tevezi, për t’i bindur që të largoheshin.

Ndeshja vendimtare e Kupës Libertadores do të luhet në stadiumin “Monumental” të River Plejtit, ndërsa finalja e parë në fushën e Bokës përfundoi në barazim 2-2.

Sfidanti.al