Është vërtet 36 vjeç, por futbollistë të shumtë kanë treguar se mosha shpesh është një numër. Zllatan Ibrahimoviç shkëlqen tek Milani, Kristiano Ronaldo bën 30 gola tek Juventusi, ndërsa Lionel Mesi synon të vazhdojë tek Barcelona deri 39 vjeç, e pra pse qenka kaq e vështirë për Xhorxho Kielinin? E vërteta është se pavarësisht shkëlqimit në Europian, ku ishte kapiten i Italisë dhe u shpall kampion i Europës, Kielini nuk ka nisur asnjë bisedim me Juventusin për rinovimin e kontratës. Agjenti i tij, Davide Lipi (djali i Marçelo Lipi) thotë se ende nuk ka sinjale. Qendërmbrojtësi është 36 vjeç, ndërsa sezonin e kaluar humbi shumë ndeshje për shkak dëmtimi dhe ndoshta drejtuesit e klubit dhe trajneri Alegri po mendohen për këtë.
Sfidanti.al