Kemnici dhe Mekdonaldi, kontrata më e padëgjuar në Gjermani

Është klub noti dhe jo futbolli, e kuptohet vlera e sponsorizimit nuk është edhe aq e madhe, por gjithsesi, është një akord që nuk ka shoq në historinë e sportit gjerman. Klubi i Notit të Kemnicit (Chemnitz), i themeluar që në 1892, nënshkroi kontratën e sponsorizimit më afatgjatë në të gjitha kohët, për plot 50 vjet! Ky klub fitoi një konkurrim mes 50 konkurrentëve të tjerë me rastin e 50-vjetorit të Mekdonaldsit në Gjermani. Vlera e kontratës arrin në 100 000 euro.

Sfidanti.al