Liverpuli qenka keq për lekët, nëse nuk shet nuk merr dot përforcime

Juri Tilemans është një lojtar që Jurgen Klopi e dëshironte mjaft. Një futbollist i fortë i Belgjikës dhe Leisterit, ai shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Çelsit, por çmimi i kartonit prej rreth 70 milionë eurosh ia bën të pamundur Liverpulit që të hidhet në veprim. Mediat angleze raportojnë se trajneri i të kuqve ka deklaruar se nëse nuk arrin të largojë lojtarë, nuk do të ketë fonde as për Tilemansin dhe as për ndonjë tjetër. Liverpuli ishte i lidhur me Saul Nigezin e Atletikos së Madridit, si dhe me Florian Nojhauzin e Gladbahut në Gjermani. Problemi i madh për Klopin është se tregu është i shkatërruar dhe se më shumë po punohet me huazime, ndërsa për të marrë lojtarët kërkojnë me lekë në dorë.

Sfidanti.al