Midëltoni më shumë se Antetokumbo mbajti gjallë Miluokin

Le të jemi të qartë që në fillim, se nëse nuk do të ishte i dyti, as i pari nuk do të shënonte 40 pikë për të udhëhequr ekipin drejt një fitoreje tepër të rëndësishme në serinë finale të NBA-së. Miluoki mundi me përmbysje Feniksin 109-103 duke barazuar serinë në 2-2, dhe me ndeshjen e radhës që do të luhet në Arizonë. Kris Midëlton ishte thënë shpesh se është sekreti i kësaj finaleje. Nëse ai luan shumë mirë, Miluoki mund t’ia dalë, dhe pasi nuk dha atë që pritej në dy ndeshjet e humbura në Feniks, më në fund reagoi. Me 40 pikë, 6 topa në tabela, 4 asistë e 2 vjedhje topi ishte padyshim shumë i mirë, edhe pse gaboi disa herë në gjuajtje.

Janis Antetokumbo gjithsesi mbajti një barrë të madhe, edhe pse shënoi 26 pikë, jo edhe aq shumë për standardet e tij. Kapiteni shtoi 14 topa në tabela, që ishin vendimtarë në luftën poshtë koshit, si dhe dha 8 asistë pra krijoi mundësi për Midëltonit e të tjerët. Ai shtoi 3 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh. Për të ardhur keq për Devin Bukerin që shënoi 42 pikë për miqtë, ndërsa Kris Pol bëri disa gabime e shënoi vetëm 10 pikë, shumë pak për nivelin që ka.

Sfidanti.al