Kërcënimi i Ronaldos: Largohem nëse nuk ka përforcime

Sezonin e kaluar në një farë mënyre e bëri pjesën e tij, sepse nuk mund të thuhet ndryshe për një sulmues që shënon 24 gola në 38 ndeshje dhe që është më i miri në këtë profil për ekipin e tij. Gjithsesi, Kristiano Ronaldo kuptoi se vetëm ai nuk mund të mjaftojë që Mançester Junajtidi të ketë sukses, dhe këtë e tregoi fakti që “djajtë e kuq” dolën vetëm në vendin e 6-të në Premier Ligë, duke arritur vetëm Ligën e Europës dhe jo Championsin. Pas 20 vitesh, CR7 mund të jetë i detyruar të mos luajë në Champions, veçse kjo mund të ndryshojë, sepse ai mund të gjejë një ekip të ri. Mediat angleze shkruajnë se portugezi ka kërcënuar klubin se nuk mund të qendrojë në këtë gjendje edhe pse ka 1 vit kontratë. Junajtidi nuk ka marrë dot asnjë përforcim “të hajrit” edhe pas ardhjes së trajnerit Ten Hag. Daruin Nunjezi shkoi te Liverpuli, Frenki De Jong nuk po vjen nga Barcelona dhe Antoni nuk po lejohet nga Ajaksi.

Sfidanti.al