Klubi londinez ra dakord që të paguajë 50 milionë paundë stërlina për sulmuesin e Mançester Sitit. Trajneri Mikel Arteta do të marrë një yll të rëndësishëm, i cili vendosi të largohej nga stadiumi “Etihad” pas mbërritjes së Erling Halandit. Pati edhe interesime të tjera për Gabriel Zhezusin dhe mediat angleze shkruajnë me shaka se “Zhezusi mund të jetë një Jezus për Arsenalin, një shpëtimtar”. Po flasim për një sulmues shumë të mirë që në moshën 25-vjeçare po arrin kulmin e formës. Pritet që transferimi të realizohet për rreth 1 javë apo 10 ditë.
Sfidanti.al