Kurrë më parë klubi parizien nuk kishte arritur në këto nivele, ndërsa shpreson ta tejkalojë këtë shifër tani që mbajti edhe Kilian Mbapenë. Presidenti Al Helaifi thotë me krenari se operacioni për marrjen e Lionel Mesit, pavarësisht kostove, doli me fitim. “Ne kemi arritur xhiron vjetore prej 700 milionë eurosh, – thotë ai, – kjo për herë të parë, është një rekord. Me Mesin ia kemi dalë, gjithçka doli me fitim”. Argjentinasi mori rrogë nja 25 milionë euro në sezon tek PSG-ja, ndonëse ka pasur edhe klauzola, plus ishin për t’u paguar edhe taksat. Gjithsesi, fama e Mesit është shumë e madhe dhe shitja e fanelave ishte e jashtëzakonshme.
Sfidanti.al