Zemra e tij ka mbetur tek Barcelona sepse atje ka kaluar gjithë jetën dhe karrierën e futbollistit. Lionel Mesi nuk pati afër një Kilian Mbape apo një Nejmar në festën e ditëlindjes së tij të 35-të, por ish-shokët e vjetër në “Kamp Nou”, dhe pikërisht atë që e ka pasur gjithmonë si vëlla, Luis Suarezin si dhe Sesk Fabregasin. Interesant, sepse me Fabregasin ka luajtur pak tek Barça, por ndoshta kanë qenë bashkë në “La Masia” në vitet kur kanë qenë të vegjël dhe adoleshentë. Në 35-vjetor padyshim që ishte e shoqja, Antonela, ashtu si dhe gratë e dy futbollistëve të tjerë dhe fëmijët.
Sfidanti.al