Nga kjo shumë duhet llogaritur që rreth 10 milionë euro i duhen dhënë Nisës që të lejojë teknikun për t’u larguar. Nga ana tjetër, i duhen dhënë 15 milionë euro Maurisio Poçetinos që të bindet të heqë dorë nga kontrata e tij me Paris SG. Nuk po flasim për rrogën, pasi edhe ajo do të jetë të paktën 5 milionë euro, në mos më shumë, pra i bie që shpenzimi i parizienëve do të shkojë në mbi 30 milionë euro për trajnerin e ri. Një kosto shumë e lartë, më e madhe sesa ajo që pagoi Bajerni për Julian Nagelsmanin.
Sfidanti.al