“Mos vendosni standardin “Levandovski” për sulmuesit e Bajernit!”

Kjo këshillë jepet nga një ish-drejtor teknik i Bajernit dhe i Shalkes. Quhet Mikael Reshke dhe thotë se cilido sulmues që do të jetë kryesor për bavarezët, atij nuk i duhet ngarkuar mbi supe një barrë e tillë që të realizojë po aq gola sa Robert Levandovski. “Ai ishte sulmuesi më i mirë i botës vitet e fundit, – tha Reshke, – dhe nuk do të ishte e dobishme që tek Bajerni të vendosej një “stekë Levandovski”. Le të mos flasim për një pasardhës të tij, qoftë nëse është Mane apo Kalajxhiç”. Reshke beson se nëse sulmuesi polak largohet për rreth 40 milionë euro apo diçka më shumë, kjo do të ishte shumë mirë për Bajernin. Ai thekson se nëse Leva qendron, duhet bërë sa më shpejt një marrëveshje, një situatë ku duhet të ndihmojë gjithë klubi, jo vetëm trajneri Nagelsman.

Sfidanti.al