Karim Benzema fiton me meritë Topin e Artë të “Frans Futbollit”!

Superylli i Realit të Madridit dhe i Francës mori atë që duhej të merrte pas një sezoni të jashtëzakonshëm 2021-2022, duke lënë pas në garë Sadio Manenë e Liverpulit (jo, të Bajernit) dhe Kevin De Brujnen e Mançester Sitit. Çmimi i “Topit të Artë” këtë herë në Paris u dha për sezonin dhe jo për vitin kalendarik, sezon në të cilin Karim Benzema fitoi La Ligën e Championsin me Realin, fitoi Këpucën e Artë në La Ligë dhe në Champions, si dhe fitoi Ligën e Kombeve me Francën. Nuk dihet sesi do të shkojë Kupa e Botës në Katar, por kjo është çështje për Topin e Artë të radhës.

“E kam ëndërruar këtë fitore që fëmijë, – tha sulmuesi 34-vjeçar, – është një ëndërr që e kanë të gjithë fëmijët që merren me futbollin. Kalova momente të vështira sidomos kur nuk isha në kombëtare, por gjithmonë besova se mund të fitoja. Jam krenar dhe falenderoj shokët, presidentin tim të madh, Florentino Perez, prindërit e mi, këdo”. Benzemaja bëhet i pari francez që e fiton Topin e Artë pas Zinedin Zidanit, dhe ishte pikërisht Zizuja që ia dorëzoi trofeun, jo Kristiano Ronaldo siç mendohej më parë.

Sfidanti.al