Lajmërimi ishte prej shumë orësh, dhe nuk kuptohet se përse duhej të arrinte puna deri këtu. Ndeshja më e madhe e Amerikës së Jugut, dhe njëra nga më të mëdhatë në botë, ajo Brazil-Argjentinë, u ndërprej dhe pastaj u braktis pasi autoritetet vendase hynë në fushë, ndërsa kishte nisur të luhej, për të nxjerrë jashtë 4 lojtarë argjentinas. Zyrtarët hynë në fushë pas rreth 9 minutave, ndërsa lojtarët që duhej të dilnin jashtë ishin Lo Selso, Romero, Emiliano Martinez dhe Buendia. Arsyeja ishte sepse ata akuzoheshin se kishin shkelur protokollin anti-Kovid të vendit. Habi e jashtëzakonshme ndërsa në mediat europiane u shkruajt që në mëngjesin e së dielës për këta katër lojtarë, por autoritetet braziliane nuk vepruan në kohë për të mos i lejuar të shkonin në stadium apo të dilnin në fushë. Pas shumë minutash kaosi, lojtarët e Argjentinës dolën nga fusha dhe ndeshja u ndërpre.
Sfidanti.al