Një e papritur aspak e pakënshme i ndodhi kombëtares së “gauçosve” ndërsa udhëtoi për të luajtur në Brazil ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës. Katër lojtarë të Argjentinës, Lo Selso, Romero, Buendia dhe Emiliano Martinez, u detyruan të izolohen pasi autoritetet vendase deklaruan se ata nuk kishin paraqitur asnjë dokument identifikimi. Kjo do të thotë dy javë karantinë në Brazil, pra do të humbasin ndeshjen, ndërsa do të kenë edhe 10 ditë karantinë në Britaninë e Madhe kur të kthehen në Premier Ligë. Kjo do të thotë 24 ditë izolim, pra rreth një muaj, dhe kjo gjë dëmton Argjentinën, por edhe skuadrat e tyre të klubeve.
Sfidanti.al