Deshamp kërkon të qetësojë Francën: Po tregojmë personalitet

Kanë 5 ndeshje radhazi që nuk fitojnë, dhe ndonëse kryesojnë grupin e tyre eleminator të Kupës së Botës, e ardhmja nuk duket aspak e mirë. Kampionët e botës, lojtarët francezë, u shkaktuan një tjetër shqetësim tifozëve të tyre me barazimin në Ukrainë, dhe kritikat janë të shumta në media. Gjithsesi, trajneri Didie Deshamp kërkon të qetësojë publikun dhe të japë shpresë se gjendja do të ndryshojë.

“Të paktën në pjesën e dytë ne luajtëm mirë, ne patëm një reagim dhe ishim më mirë, – tha Deshampi, – Nuk mund të ketë justifikim për ne, edhe pse ndeshjet janë të vështira. Synimi ynë ishte të fitonim tri pikët, por nuk ia dolëm. Të gjithë flasin për potencialin e Francës, por shumë nga lojtarët që ishin sot në fushë, nuk kanë luajtur më parë me njëri-tjetrin. Ata janë lojtarë për të ardhmen. Pavarësisht dy barazimeve radhazi, ne treguam personalitet”.

Sfidanti.al