Kalendari i çmendur i futbollit, yjet po digjen deri me 70 ndeshje në vit!

FIFA dhe UEFA, po ashtu klubet e Federatat shohin që ky sport tërheq shumë dhe kërkojnë të përfitojnë sa më shumë. Natyrisht, edhe rrogat dhe kushtet për futbollistët janë rritur, por problemi është se numri i ndeshjeve është shtuar ndjeshëm. Sipas një statistike, yjet kryesore mund të luajnë deri në 70 sfida në sezon, ku shtohen udhëtimet dhe akomodimet gjithnjë në hotele të qyteteve të ndryshme. Kjo po cilësohet si “vrasje” dhe lojtarët e kanë ngritur alarmin me kohë.

Sfidanti.al