Embijd nuk shkëlqen fort, por sërish Filadelfia e mund Dallasin

Ylli kryesor realizoi 25 pikë dhe kapi 9 topa në tabela, ndërsa duket se ende nuk është në 100 për qind të formës. Ai u ndihmua nga Xhejms Harden me 15 pikë dhe 12 asiste, ndërsa Filadelfia mundi Dallasin 116-108 duke forcuar pozitat e veta e duke pakësuar shanset e Donçiçit me shokë për në plej of. Slloveni pati 24 pikë, 10 topa në tabela e 8 asistë. Zhoel Embijd u kthye nga mungesa në ndeshjen e humbur në Denver, dhe mbetet në garë për të qenë Lojtari më i Mirë i Sezonit në NBA. Për momentin, duket se ai është ende favorit ndaj Nikola Jokiçit.

Sfidanti.al