Këtë kusht ia kanë pranuar Oliver Kahni dhe Hasan Salihamixhiçi. Në të vërtetë, kështu ndodhte edhe me Julian Nagelsmanin, dhe Tomas Tuhel nuk dëshiron që kjo të ndryshojë. Gazetari Florian Pletenberg informon se do të punohet ngushtësisht dhe se trajneri i ri ka një listë me emra të futbollistëve me të cilët ka punuar më parë. Këta mund të jenë tek Çelsi, PSG apo edhe diku tjetër. Gjithashtu njoftohet se Tuheli pëlqen veçanërisht Kimihun dhe Sanenë, të cilët do të jenë dy nga lojtarët kyç të Bajernit, ndonëse këtij të fundit i dha një shkel b… në stërvitje.
Sfidanti.al