“Bursa” e trajnerëve është vazhdimisht në lëvizje, aksionet e tyre herë ngrihen dhe herë ulen. Në një anë po thuhet se Roberto Mançini mund të largohet nga stoli i Italisë vetëm 2 vjet pasi fitoi kampionatin europian, dhe natyrisht pas elinimimit nga Botërori. Po diskutohet se cili do të ishte pasardhësi, dhe në mungesë të një alternative si Karlo Ançeloti (që pritet tek Brazili), mendja të shkon tek Antonio Konte. Tekniku e mbylli me Totenhemin dhe pritet në Serinë A (Interi ose Juvja), por ndoshta Federata mund ta kërkojë në kombëtare. Nuk dihet nëse Konte do të donte një rikthim pasi ka qenë aty në Euro 2016.
Sfidanti.al