Ka 12 vjet që Argjentina nuk humbet kur Mesi shënon

Po flasim për plot 48 ndeshje dhe nuk është një seri e vogël. Me gjasë, Lionel Mesi duhet të jetë rekordmen për serinë e ndeshjeve pa humbje me kombëtaren ndërsa shënon gol. Kjo ka ndodhur që nga shtatori i vitit 2010 e deri tani vonë, me bilancin 42 fitore e 6 barazime, ndërsa që të gjitha humbjet e Argjentinës kanë ardhur në sfida kur numri 10 nuk ka arritur të realizojë. Gjatë këtyre 12 viteve, me golat e Mesit, “gauçosit” kanë arritur fitore të shquara si ndaj Spanjës, Brazilit (3 herë), Portugalisë, Gjermanisë, Kroacisë apo Uruguajit. Për fat të keq, në 2018, Argjentina u mund 0-3 nga Kroacia e Modriçit dhe Mesi nuk shënoi dot, ndërsa në 2014 u arrit deri në finale me Gjermaninë që fitoi 1-0. Ndoshta, Botërori i këtij viti në Katar do të jetë më shumë me fat.

Sfidanti.al