De Jongu i mblodhi “plaçkat” nga “Kamp Nou”, për t’i dërguar në “Old Traford”!

Ai ka raftin e tij personal në stadiumin e Barcelonës, ku padyshim ka qenë si në shtëpinë e tij për 3 sezone radhazi. Edhe pse nuk arriti suksese të jashtëzakonshme në Katalonjë, sërish Frenk De Jongu mbetet një nga lojtarët e shquar të këtij brezi në “Kamp Nou”, por ekzigjencat ekonomike e detyruan klubin që të hiqte dorë prej tij. Tashmë, mesfushori holandez i ka mbledhur sendet e tij nga rafiti në “Kamp Nou”, dhe do të ketë gati valixhet për t’i dërguar ato në “Old Traford”. Siç pritej, ai do të bashkohet sërish me ish-trajnerin që kishte tek Ajaksi, Erik Ten Hagun, që është ulur në stolin e Mançester Junajtidit. Gjithsesi, Barça kërkon rreth 95 milionë euro për kartonin e De Jongut, ndërsa Junajtidi për momentin ka ofruar 70. Me gjasë, do të ketë një të mesme me rreth 75-80 milionë euro.

Sfidanti.al