Reali ka vetëm 1 vit kontratë me Benzemanë, por nuk mendon sulmues tjetër!

Natyrisht që ajo ditë do të vijë, dhe do të duhet të shpenzohet fort për yllin e ardhshëm me numër “9”. Ndoshta, në Madrid e kanë piketuar se cili mund të jetë, por gjithsesi për momentin gjërat do të vazhdojnë siç janë. Këtë fanelë tek Reali e mban Karim Benzema, lojtari më I mirë I skuadrës për sezonin e kaluar, dhe me gjasë ai që mund të shpallet si më I miri I vitit 2022, për të fituar Topin e Artë të “Frans Futbollit”, dhe Çmimin e FIFA-s. Në “Santiago Bernabeu” kanë plan që ta mbajnë francezin deri në 2024, ndonëse kontrata e tanishme përfundon në 2023. Mediat nga Spanja njoftojnë se ende nuk ka nxitim për bisedim mes palëve, por nuk besohet se do të ketë problem për të rinovuar të paktën për një vit, edhe pse Benzemaja mund të kërkojë një kontratë më të gjatë.

Sfidanti.al