Juventusi është dënuar me heqje të 10 pikëve në klasifikimin e Serisë A, pas përfundimit të gjykimit. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit në Federatën e Futbollit në Itali, vendim që e nxjerr skuadrën bardhezi jashtë zonës Champions në kampionat. Ndëshkimi është më i lehtë sesa ai që u dha disa javë më parë me heqjen e 15 pikëve, dhe po ashtu më i lehtë sesa kërkesa e prokurorisë për 11 pikë. Klubi më i madh në Itali u dënua për shkak të mashtrimeve në bilancet financiare dhe në kontratat e futbollistëve. Nuk dihet nëse skuadra e drejtuar nga trajneri Alegri do të arrijë të rikthehet në zonën Champions, kur mbeten edhe dy javë deri në përfundim të sezonit.