Njëmbëdhjetë vjet më parë një podium në stadiumin “Olimpik” të Berlinit, në përfundim të finales së Kupës së Botës nes Italisë dhe Francës. Aty u ngjit skuadra e të kaltërve me trofeun e rëndësishëm. Sot, pasi kaluan 11 vjet, podiumi ndodhet në një park të Berlinit. Shumëkush habitet se përse nuk u gjet një vend për ta mbajtur podiumin, një vend që mund të ishte një museum.
Podiumi ndodhet në një park pranë stadiumit dhe po shkatërrohet dalë nga dalë. Një kompani me qendër në Hamburg është përpjekur ta shesë podiumin, por pa rezultat. Kësaj thirrjeje i është përgjigjur Marko Materaci, ish-mbrojtësi i Interit dhe i Italisë, që shënoi golin e barazimit në finale. “Dua ta blej unë”, – janë fjalët e tij.
Sfidanti.al