Venger: “Pensioni është vdekje, ai është për të rinjtë!”

Ende askush nuk është prononcuar, por, siç duket, ka shumë mundësi, që Arsen Vengeri të mbesë trajner i Arsenalit, por, sidoqoftë, edhe mund të largohet. Megjithatë, duke gjykuar nga deklaratat e tij gjatë javëve të fundit dhe zhvillimeve rreth tij, duket se ai do të vazhdojë që të qëndrojë në krye te “topçinjve” edhe pas këtij sezoni. Burime të paspecifikuar brenda klubit thonë se Vengeri do ta vazhdojë kontratën me Arsenalin deri më 2019. Dhe, ndërsa priten lajmet përfundimtare, duket qartë se ky trajner i njohur francez nuk ka ndërmend që të dorëzohet, qoftë duke qëndruar tek Arsenali, qoftë, te ndonjë klub tjetër, pra se ai do ta vazhdojë karrierën si trajner futbolli.

“Nuk kam ndërmend të dal në pension. Pensioni është vdekje, pasi pensioni është për të rinjtë, sepse për të moshuarit, si puna ime, ai do të thotë vdekje”, deklaroi Vengeri në prag të ndeshjes (1-1) të javës së 30-të të Premier Ligës Angleze mes Arsenalit dhe Mançester Sitit. “Unë vazhdoj që të kem të njëtën etje për fitore, sikur kam ardhur dje në këtë klub. Sigurisht, tani, unë kam një presion më të madh mbi shpatulla sesa para 20 vitesh, por etja dhe synimi janë të njëjtë, si atëkohë. Nëse keni parasysh se ku ndodhej klubi, kur erdha unë dhe se ku ndodhet tani, juve gjithçka do t’u bëhet e qartë. Kur unë erdha te ky klub, ai kishte gjithsej 70 veta, ndërsa tani ne jemi 700 veta. Një aksion tek Arsenali, atëkohë, kushtonte 400 sterlina, kurse sot – 18 000 sterlina! Dhe, kini parasysh, unë nuk zotëroj as edhe një aksion të vetëm”, deklaroi Vengeri.

sfidanti.al