FIFA do t’i rrisë 50 për qind pagat e funksionarëve të vet

Federata botërore e futbollit, FIFA, planifikon që t’ua rrisë pagat funksionarëve të vet, madje, deri në 50 për qind, gjatë viteve të ardhshëm. Gazeta gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung” shkruante, dje, se kryesia e FIFA-s dhe anëtarët e komisioneve të saj do të kenë paga vjetore me vlerë 300 000 deri në 450 000 dollarë, por, ndërkohë, atyre do t’u hiqen të gjithë bonuset. FIFA, vitin e kaluar, pësoi humbje financiare të konsiderueshme, për shkak të largimit të një numri sponsorësh, si pasojë e disa aferave skandaloze që përfshinë “shtëpinë” e futbollit botëror. Njeriu nr.1 i FIFA-s, Xhani Infantino, ka një pagë vjetore prej 1,6 milion eurosh.

sfidanti.al