Lihtshtajner kërcet dhëmbët që ta dëgjojë Barcelona

Stephan Lichtsteiner ëndërron që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin, dhe s’ben shaka.

Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichsteiner tregon se ata janë aty ku kanë dashur në fillim të edicionit, duke luftuar për të gjithë titujt.

Ai tha se ata duan të triumfojnë në Ligën e Kampionëve, ashtu sikurse dëshiron çdo tifoz i Juventusit.

“Ne jemi aty ku kemi dashur në fillim të sezonit. Ne jemi në garë për Scudetto, të mërkurën mund të arrijmë në finale të Kupës së Italisë dhe jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku do të luajmë kundër Barcelonës”, tha Lichsteiner për JTV.

“Ne kemi fituar disa tituj viteve të fundit, por si çdo tifoz, ne duam Ligën e Kampionëve. Kjo është ëndrra jonë