“Paraja hedh ujin përpjetë” thotë populli, dhe ishin pikërisht paratë që po e bëjnë Serinë A më të parëndësishme, ndërsa ishin po financat që e bënë “mbretëreshën” e Europës në vitet 80-të e 90-të. Pas largimit të Romelu Lukakut, dhe pas mungesës së dëshirës së Kristiano Ronaldos për të qendruar, ja ku vjen edhe transferimi i Dushan Vllahoviçit për tek Atletiko e Madridit. Klubi spanjoll ofroi 70 milionë euro, një shifër që as Juventusi apo Interi nuk deshën në asnjë mënyrë që ta paguanin më shumë sesa 50 milionë. Juvja po bën nazë për Lokatelin e Sasuolos, sepse kërkohen 35-40 milionë euro, ndërsa duket se Championsi do të rrijë edhe disa kohë pa folur italisht.
Sfidanti.al