Volfsburgu e nisi siç duhet sezonin në Kupën e Gjermanisë duke mundur 3-1 Projsen Mynsterin, por suksesi në fushë u sabotua nga diçka tjetër. Ekipi i kategorisë së katërt festoi në fund sepse trajneri i Volfsburgut, holandezi i njohur Mark Van Bomel, kishte bërë një gabim fatal dhe madje qesharak. Ai kishte bërë më shumë zëvendësime sesa duhet. Mund të ndodhë të ketë vonesa, siç ishte ajo që solli dështimin e kalimit të De Geas tek Reali i Madridit, por jo që të harrojë njeriu të numërojë me gishta, pra për të numëruar 5 zëvendësimet që lejohen në futboll.
Sfidanti.al