Lukaku i paska bërë nder Çelsit edhe me Havercin, tani edhe me vetveten!

Tani po thotë se ka qenë tifoz me Çelsin që në moshë të vogël, ndonëse nëse e kërkon nesër Reali, mund të kujtojë se ka qenë madrilen pak kohë pas lindjes. Romelu Lukaku ka tani vetëm “mjaltë” për Blutë e Londrës, ndërsa del në skenë se u paska bërë nder edhe dy sezone më parë. Ishte koha kur Interi luante në Ligën e Europës, dhe sulmuesi belg pati kundërshtar Kai Havercin e ri, i cili i paska kërkuar një këshillë. “Më kërkon Çelsi, të shkoj apo jo”, paskan qenë fjalët e gjermanit për Lukakun që ka qenë në 2013-2015 në “Stemford Brixh”. “Të shkosh me vrap”, ishte këshilla e Romelut. Kështu ndodhi dhe Çelsi e mori Havercin për një shifër rreth 100 milionë euro. Tani me vrap në “Stemford Brixh” u kthye edhe Lukaku dhe krijoi një dyshe prej 215 milionë eurosh me Havercin.

Sfidanti.al