Deri tani njeh vetëm fitore, madje me autoritet. Moldavia paska një kampione që paska investuar shumë këtë sezon, dhe suksesi 3-0 i Sherifit të Tiraspolit ndaj Dinamos së Zagrebit tregoi shumë. Flasim për ekipin që eleminoi Teutën e Durrësit, me shifrat 4-0 në Shqipëri e 1-0 në Moldavi, ndërsa në raundin e dytë eleminator të Championsit eleminoi Alashkertin e Armenisë sërish me dy fitore, 1-0 jashtë fushe e 3-1 në shtëpi. Në raundin e tretë, Sherifi doli më i fortë sesa Crvena Zvezda e Beogradit me barazimin 1-1 në Serbi e fitoren minimale në Tiraspol. Një marshim triumfal, ndërsa golat ndaj Dinamos së Zagrebit u shënuan nga Adama Traore, Dimitrios Kolovos dhe sërish Adama Traore.
Sfidanti.al