Përse Ronaldo dëshiron Sitin? Është xheloz për Mesin dhe Mbapenë

Ajo që ndodhi në Paris ishte si një kurorëzim i një mbreti apo perandori. Luigji XIV apo Napoleoni nuk kanë pasur brohoritje të mëdha, dhe kjo lavdi e Lionel Mesit duket se ka ndezur disa xhelozi. Më parë u fol për atë të Kilian Mbapesë që dëshiron të krijojë spektaklin e tij tek Reali i Madridit, por tani ja edhe rasti i Kristiano Ronaldos. Superylli portugez, që gjatë 15 viteve të fundit ka qenë rivali kryesor i Mesit, dëshiron edhe ai një skenë të madhe. Lajmet se është gati të shkojë tek Siti pavarësisht historisë së tij të madhe me Junajtidin, tregojnë se edhe portugezi synon “kryeqytetin” (Anglinë) dhe jo “provincën” (Italinë). Në Serinë A mbeten gjithnjë e më pak yje, siç e tregoi ikja e Lukakut apo edhe e Vllahoviçit, ndërsa nderin po e mbrojnë veteranët si vetë CR7, Ibra apo Zhiru. Nuk dihet nëse Ronaldo do ta marrë kënaqësinë e tij, por me gjasë kjo do të ndodhë.

Sfidanti.al