Srgjani është një qytetar krenar i vendit të tij, Serbisë. Ai ka një mendim shumë të lartë për atdheun dhe me gjasë gjykon se ai mund të quhet i veçantë nga të tjerët, ashtu si edhe djali i tij, Novak Gjokoviçi, është i veçantë nga të tjerët. Pasi Srgjan Gjokoviçi sulmon ashpër organizatorët e Uimbëlldonit që nuk e lejuan të ndiqte fitoren e të birit, ai thekson se “e vetmja mundësi për ne serbët është Nëna Serbi, Novaku është një pjesëtar normal i një familjeje normale në vendin e tij, ai është nga Serbia dhe është me breza nga Serbia”. Një dashuri vërtet e pakushtëzuar për vendin e tij nga Srgjani, por që bie pak erë pakënaqësie ndaj Europës (sa për të marrë një shembull). Ndoshta, ai një ditë mund ta quajë kontinentin “ku… e motit” si dikur At Gjergj Fishta.
Sfidanti.al