Shoqja e saj në kombëtaren amerikane, Houp Solo, vendosi të fliste për disa gjëra që kishin ndodhur në gjirin e ekipit dhe padyshim që tha të vërtetën. Për ish-portieren e SHBA-së, kapitenia Megan Rapinou ka arritur deri aty sa t’u imponohet shoqeve të saj për t’u ulur në gjunjë në mbrojtje të të drejtave të barabarta për të gjithë, dhe për pagë të barabartë në kombëtare mes meshkujve dhe femrave. “Ajo është e fortë, – tha Solo, – e kam parë Meganin gati të kërcënojë vajzat që të gjunjëzoheshin sepse ajo vërtet dëshiron të luftojë për diçka sipas mënyrës së saj”. Solo shtoi se gjithsesi, kryesore për ekipin është që të fitojë ndeshjet, ndërsa të tjerat janë dytësore. Ndoshta Rapinou, me natyrën e saj këmbëngulëse dhe impulsive, mund ta ketë kaluar kufirin, por shpesh njeriu që lufton për diçka duhet të jetë i tillë, sidomos në kohë të caktuara dhe shoqëri të caktuara. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, ka pasur udhëheqës të tillë të ashpër si Spartaku, Napoleoni apo Lenini, për të marrë disa shembuj.
Sfidanti.al