Italia kërkon “gjakun e ri”, Imobile, Insinje, Kielini e Bonuçi do të thonë “adio”!

Besohet se e kanë mbyllur ciklin, ndryshe nga Verrati apo Zhorginjo që janë në moshë për të vazhduar. Tek Italia do të ketë një “operacion fshesa” pas eliminimit nga Kupa e Botës, dhe disa nga futbollistët e vjetër mund të mos luajnë më për të kaltrit. Është thuajse e sigurt se kështu do të ndodhë për veteranët e Juventusit, Xhorxho Kielini e Leonardo Bonuçi, ndërsa trajneri Mançini (apo Kanavaro, nëse ai largohet) do të kërkojë të krijojë formacion të ri, për ta pasur gati për Euro 2024 dhe Kupën e Botës 2026. Me “valixhe” në duar janë edhe të tillë si Çiro Imobile dhe Lorenco Insinje. i pari vërtet është shënuesi më i mirë në Serinë A, por me kombëtaren nuk ka qenë kurrë vetvetja, ndërsa për Insinjen po bëhet përcjellja për në Kanada.

Sfidanti.al