Imobile shpërdoron, por Mançini ka besim tek Italia edhe pas Holandës!

Loja është aty dhe ka të drejtë Arrigo Saki që thotë se të kaltrit janë një skuadër që ke qejf ta shikosh në fushë. Roberto Mançini vërtet ka krijuar një Itali shumë të mirë, edhe kur ajo barazon në fushën e Polonisë, apo në shtëpi ndaj Holandës. Rezultatet e fundit bënë që italianët të zbresin në vendin e dytë të renditjes së grupit në Ligën e Kombeve, të kaluar pikërisht nga polakët e Robert Levandovskit, veçse “Manço” mbetet me besim. “Ishin përballë një kundërshtari të madh, që edhe na vuri në vështirësi, por është normale, – tha ai, – sulmuam ne, sulmuan ata, por rastet më të mira i pati Italia. Kishte kohë që nuk na ndodhte diçka e tillë, por do të fitojmë dy ndeshjet e tjera e do të kualifikohemi”. Italia do të luajë në fushën e saj ndaj Polonisë dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Pelegrini shënoi për Italinë, dhe Van de Bek barazoi për Holandën, ndërsa sulmuesi i Lacios, Imobile, humbi disa mundësi për gol. Polonia ka 6 pikë, Italia e Holanda nga 5 e Bosnjë-Hercegovina 2.

Sfidanti.al