Motra e tij i dha një mision të madh, që paraardhësit tanë kanë thënë se e kishin figura të tilla si Jezu Krishti apo Muhamedi. Kristiano Ronaldo qenka një i dërguar i Zotit për t’u thënë njerëzve se koronavirusi është një gënjeshtër, por mbrëmjen e djeshme ky “njeri i Perëndisë” pati një punë tjetër për të bërë. Superylli i Portugalisë u ul para televizorit për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së tij ndaj Suedisë në Ligën e Kombeve, madje duke bërë edhe një fotografi i veshur me uniformë e duke e shpërndarë atë që ta shihte gjithë bota që ishte e interesuar. Nuk dihet nëse ky i dërguar i Zotit i mori leje “atij atje lart” për të bërë pak pushim në misionin e tij kundër virusit, por e sigurt është që Portugalia e kënaqi pasi fitoi 3-0 me gola të shënuar nga Bruno Fernandes dhe Diogo Zhota.
Sfidanti.al