Nga Barcelona tek Dyreni, Bajerni luan “ndeshje ëndrrash” sot në Kupë!

Do të duhet të ndeshet me një skuadër të kategorisë së pestë, një nga ato më të harruarat e Gjermanisë. Kundërshtari i sotëm (20:45) i Bajernit në Kupën e Gjermanisë e ka emrin 1. FC Dyren (1. FC Düren), një klub i themeluar në 2017 nga “rrënojat” e dy klubeve më të vjetër, presidenti i të cilit, Volfgang Shpelthan, është tifoz … i Bajernit. Nëse ai nuk do të ekzistonte, nuk do të kishte “ndeshje të jetës” mes Dyrenit dhe Bajernit, pasi ishte 57-vjeçari që u bë shkak për themelimin e klubit të vogël. Dyreni luan në kategorinë e pestë, dhe shpreson që vitin e ardhshëm të jetë në kategorinë e katërt. “Kam qenë anëtar i Bajernit për shumë vjet, dhe jam lejuar ta shoqëroj skuadrën në shumë ndeshje në stadium, – thotë ai, – kur Bajerni shënon, unë festoj në mënyrë automatike. Nuk e di sesa shumë do t’i prishë punë kjo ekipit tim sonte. Mesa duket do të duhet t’i stërvis pak reflekset e mia”. Çfarë pret presidenti nga kjo ndeshje? “Kur sheh se Barcelona u mund 2-8 në Champions e kupton sesa i fortë është Bajerni, – thotë ai, – synimi ynë është që të pësojmë më pak se 8 gola, pra do të jemi më të fortë se Barcelona”.

Sfidanti.al