Vjen dita e Muriqit në Serinë A, Imobile i skualifikuar për Lacion!

Është në formë të mirë tashmë, pasi kaloi një kalvar të vërtetë. Koronavirusi dhe dëmtimi është lënë prapa, ashtu si edhe polemika për mosparaqitjen te Kosova, dhe Vedat Muriqi mundet të bëjë këtë fundjavë debutimin për Lacion në Serinë A. Lajmet nga Italia janë që “bomberi” shqiptar i Kosovës shënoi 3 gola në ndeshjen përgatitore “brenda familjes” ndaj Lacios U18. Në mungesë të Çiro Imobiles të skualifikuar, dhe duke pasur parasysh se Korrea erdhi vetëm sot nga Argjentina pas ndeshjeve me kombëtaren, për Muriqin do të ketë më shumë hapësirë për sfidën e së shtunës në orën 18:00 në fushën e Sampdorias. Kaisedo do të jetë në sulm, ndërsa mungesat do të jenë të shumta për shkak dëmtimi: Lazari, Marusiç, Luiz Felipe, Radu, Luliç.

Sfidanti.al