Iku Murinjo, por jo shpenzimet qindra milionë nga Junajtidi!

Zhoze Murinjo nuk është më trajner tek Mançester Junajtidi, por klubi anglez nuk ka ndërmend ta ndryshojë “ADN”-në e vet. i detyruar nga konkurrenca e tmerrshme e Sitit apo Liverpulit, Junajtidi po planifikon blerje të jashtëzakonshme edhe nën drejtimin e trajnerit të ri, Ole Gunar Solskjer.

Flitet për gati 280-300 milionë euro shpenzime (250 milionë paund stërlina) për të marrë një treshe portugeze. Lojtarët e pëlqyer janë Zhoao Feliks, Ruben Dias dhe Bruno Fernandez, dy të parët të Benfikës, dhe i treti është i Sportingut të Lisbonës. Bëhet fjalë për djem të rinj, pasi Feliks është 19 vjeç, Dias 21, ndërsa Fernandez, 24 vjeç.

Solskjer po pret që të bëhet trajner me kohë të plotë në “Old Traford”, dhe u ka komunikuar drejtuesve se nëse kjo ndodh, ai ka plan të përforcojë skuadrën me treshen portugeze. Dyshimi i vetëm është se përse klubi nuk ia ka dhënë ende kontratën e përhershme Solskjerit.

Sfidanti.al